19 zjarrfikës në Los Angeles, SHBA, janë lënduar pasi një zjarr në një ndërtesë tregtare shkaktoi shpërthim dhe u përhap.
Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrit në Los Angeles, Nicholas Prange tha se gjendja e zjarrfikësve të plagosur ende nuk dihet, shkruan Telegraph, transmeton Indeksonlin.e
“Zjarrfikësit janë zhvendosur në një pozicion mbrojtës nga zjarri dhe është krijuar një degë mjekësore për trajtimin dhe transportimin e zjarrfikësve të dëmtuar”, tha departamenti i zjarrit.
Ekipet e shërbimeve të urgjencës janë në vendin e ngjarjes.
Departamenti i Policisë së LA shpjegoi shkallën e zjarrit dhe u bëri thirrje njerëzve të luten për ata që luftojnë atë.
Kapiteni i departamentit të zjarrit të LA, Erik Scott tha që ishte një “situatë shumë e vështirë”.
“Shkaku i këtij zjarri është shqetësues kryesor dhe ai mbetet nën hetim aktiv,” tha Kapiteni Scott.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.