×
  • Lajme
  • Botë

    2 mijë raste me mutacionin e ri të Covid-19 në Francë

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 17:56

    Në Francë, ka mundësi të shënohen rreth dy mijë raste me mutacionin e ri të koronavirusit brenda një dite, ka deklaruar Olivier Veran, ministri i Shëndetësisë.


    Veran ka thënë se masat kufizuese që janë në këtë shtet kanë bërë që situata të jetë më e menaxhueshme se sa në shtetet tjera sa i përket shfaqjes së rasteve me mutacionin e ri të koronavirusit, transmeton Klan Kosova.

    Ai në një konferencë për media ka shtuar se këto masa që janë tani nuk do të mjaftojnë në ndalimi e përhapjes së COVID-19.

    Presidenti i Këshillit Shkencor të Qeverisë së Francës ka thënë ditë më parë se një mbyllje totale e vendit munde të jetë e nevojshme për menaxhimin e situatës me virus.

    Masa e kufizimit të lëvizjes atje fillon nga ora 18:00 deri në ora 06:00 të mëngjesit, shkruan Euronews.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!