Të paktën 202 punonjës shëndetësorë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori dhe 200 janë plagosur. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet e enklavës palestineze, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Numri i të vdekurve përfshin mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë. Gjithsej 25 spitale dhe 52 qendra mjekësore u eliminuan nga bombardimet e forta izraelite të enklavës, thanë autoritetet e Hamasit. Sipas tyre, më shumë se 60 autoambulanca janë sulmuar dhe 55 janë jashtë shërbimit.
Nga 35 spitale, 9 janë pjesërisht funksionale. Pjesa tjetër janë jashtë shërbimit.
Numri i të vdekurve palestinezë që nga e mërkura ishte 11.470, nga të cilët 4407 janë fëmijë. Më shumë se 29.000 njerëz janë plagosur.
Në spitalin al-Shifa, 40 pacientë, përfshirë tri foshnja të lindura para kohe, kanë vdekur që nga 11 nëntori për shkak të mungesës së karburantit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.