Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus.
Sipas qyteteve, në Shkup janë paraqitur 15 raste, në Kumanovë 4, Dibër dy, Ohër një, Shtip një, dhe Tetovë një.
Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë deri në ora 12:00 shkon në 201.
Sipas vendbanimeve, raste me Covid -19 deri më tani në vendin tonë janë regjistruar në: Shkup 123 Dibër 43, dy prej tyre kanë nderuar jetë Kumanovë 15, njëri ka ndërruar jetë Shtip tetë, Veles tre ,Ohër tre, Kavadar dy, Prilep dy, Gostivar një, dhe Tetovë një.
Nga Klinika Infektive tashmë janë liruar dy pacientë të cilët në dy testet kontrolluese për koronavirus 19 kanë rezultuar negativ, raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova.
Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak.
Me këtë numri i personave të shëruar nga ky virus në vend arrin në tre pacientë.
Ndërkohë që po aq kanë ndërruar jetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.