×
  • Lajme
  • Botë

    26-vjeçarja sulmon taksistin, e kafshon dhe do ti shkatërrojë makinën

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 9:51

    Një shofer i shërbimit të taksive “Uber” është sulmuar nga një pasagjere në Atlanta, Gjeorgji.


    Në pamjet e publikuara duket se shoferi Yasser Hadi debaton me Tashenna Campbell, 26 vjeçe, e cila kishte hipur sipër kofanos për ti dëmtuar makinën.

    Në një moment, ajo tenton të hipë në mjetin e tij dhe të largohet, por Yasser e nxorri jashtë. Më pas vihet re se ajo i afrohet dhe e kafshon duke i shkaktuar dhimbje të mëdha.

    Campbell u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe shkelje kriminale më 20 gusht, dy ditë pas incidentit të çuditshëm. Yasser intha policisë se kishte shkuar për të marrë një pasagjer në një kompleks apartmentesh kur 26-vjecarja e sulmoi dhe e kërcënoi se do ta vriste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!