Është publikuar bilanci i fundit 24-orësh në Maqedoninë e Veriut, ku 168 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe 3 persona kanë vdekur.
Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1470 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga COVID-19.
Brenda 24 orëve janë regjistruar tre pacientë me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi kurse viktima tjetër është nga Gostivari.
Në Maqedoninë Veriore, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 7572 persona me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar dhe 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin janë 3586 raste aktive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.