Në Turqi sot shënohet përvjetori i tretë i përpjekjes së dështuar të grushtshtetit kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Mbrëmjen e 15 korrikut të vitit 2016, dhuna kishte përfshirë dy qytetet kryesore: në Stamboll fraksione të ushtrisë, me tanke dhe helikopterë, që bllokuan një urë, kurse në Ankara u rrethuan selitë e inteligjencës turke dhe të Parlamentit, shkruan reporteri.net
Përpjekja për puç ishte shkatërruar, pasi Erdogan u bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë dhe të mbështesin qeverinë e tij përballë komplotuesve.
Puçi i dështuar kundër Erdoganit ka lënë të vdekur të paktën 260 persona dhe më shumë se 2,200 të plagosur më 15 korrik 2016.
Qeveria turke më pas kishte arrestuar rreth 50,000 persona dhe ka shkarkuar nga pozita 150,000 punëtorë të institucioneve shtetërore.
Vitin e kaluar në Kosovë, TIKA kishte organizuar një marsh mbështetës ndaj Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Ndërsa më 29 mars të vitit të kaluar, në Kosovë u arrestuan gjashtë shtetas turq, të cilët më vonë u dëbuan për në Turqi.
Pesë nga gjashtë shtetasit turq, të cilët u arrestuan dhe u deportuan në Turqi, punonin në institucionet shkollore “Gulistan”, ndërsa njëri ishte mjek në Spitalin Amerikan./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.