Një grua është dërguar me urgjencë në spital pasi një ‘substancë’ është hedhur mbi të mëngjesin e sotëm në Londrën veriore.
Dyshohet sulm me acid. Viktima, 30 vjeç, është sulmuar këtë mëngjes gjatë pikës së trafikut në ‘Kentish Town Road, Camden’.
Policia mbërriti në vendngjarje pas shumë telefonatave të cilët u bënë para orës 7 të mëngjesit. Policia thotë se u raportua për një sulm me acid në rrugën kryesore të qytetit. Gruas i kanë hedhur ujë përpara se të dërgohej me urgjencë në spitalin qendror të Londrës, për trajtim të mëtejshëm.
Lëndimet e saj nuk janë jetike, dhe raportohet se gruaja është jashtë rrezikut për jetën. Rruga ku ndodhi sulmi u rrethua nga policia ndërkohë që bëhej ekzaminimi dhe zbardhja e plotë e ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.