Personi i cili sulmoi burrin e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, është dënuar me 30 vjet burgim.
David DePape është dënuar për sulm dhe tentim kidnapimi të zyrtarit federal, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Paul Pelosi, 84-vjeçar, qëndroi në spital për gjashtë ditë për shkak të kafkës së thyer pas goditjes me çekan.
Pelosi kishte kërkuar për dënim të gjatë ndaj DePape.
DePape përballet edhe me burgim të përjetshëm për akuza të tjera.