×
  • Lajme
  • Botë

    31 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 19:56

    Në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 31 persona si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 2225.


    Po ashtu 657 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri nga testimi i 2347 mostrave.

    Numri i të infektuarve ka arritur në 76.251. Në 24 orët e fundit janë shëruar 920 pacientë, ndërsa shifra e të shëruarve ka arritur në 52.413. Raste aktive janë 21.613.

    Në Mal të Zi katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe janë regjistruar 432 raste të reja të infeksionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!