Ashley Parmeley, 36 vjeç, dyshohet se shkoi në stacionin e policisë me vajzën e saj të vdekur, që e kishte në veturë, pasi e mbyti edhe djalin e saj në një shatërvan, thonë autoritetet në Missouri, shkruan People, përcjell Reporteri.net.
Të martën, më 28 maj, Ashley Parmeley, 36 vjeç, nga Pevely, u arrestua dhe u akuzua për për vrasje të shkallës së dytë, tha në një njoftim Zyra e Sherifit të Qarkut Jefferson.
Kjo akuzë rrjedh nga vdekja e djalit të saj 2-vjeçar, i cili u shpall i vdekur pasi u gjet i pavetëdijshëm mëngjesin e 28 majit në një shatërvan në një resort pranë Festusit.
Zyra e sherifit po vazhdon hetimet për vdekjen e vajzës së saj 9-vjeçare, thuhet në njoftim. Në një konferencë për shtyp më 28 maj, sherifi Dave Marshak tha se autoritetet besojnë se të dy fëmijët u vranë atë mëngjes.
Parmeley po mbahet në burgun e qarkut Jefferson.
Rarportohet se vajza e saj ishte 9-vjeçare dhe djali 2./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.