Robert DuBoise ka vuajtur 37 vjet burgim në Florida për përdhunimin dhe vrasjen që nuk i kishte kryer. Tani pritet të marrë 14 milionë dollarë nga qyteti i Tampas si kompensim për vitet e humbura, raporton Associated Press.
DuBoise, i cili ishte 18-vjeçar kur ndodhi krimi, fillimisht ishte dënuar me vdekje për vrasjen e 19-vjeçares Barbara Grams. Ani pse dënimi më vonë u reduktua në burgim të përjetshëm, ishte në vitin 2018 kur me ndihmën e organizatës për të pafajshmit, prokurorët u pajtuan që ta rishikonin rastin e tij, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Testet e ADN-së që nuk ishin të mundura në fillim të viteve ’80, vuri dyshimet te dy të tjerë dhe kjo ndihmoi që DuBoise të lirohej nga burgu në vitin 2020.
Nuk ka shkuar shumë gjatë, DuBoise ka paditur qytetin e Tampas, oficerët policorë që hetuan rastin dhe dentistin e forenzikës që kishte dëshmuar se dhëmbët e tij përkonin me shenjat e kafshimit te viktima.
Këshilli i Qytetit të Tampas të enjten ka miratuar dhe zyrtarisht ka ofruar 14 milionë dollarët te DuBoise, tani 59-vjeçar.
Anëtarët e Këshillit kanë thënë se paratë janë gjëja e fundit që qyteti ka mundur të ofrojë për të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.