“Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin nuk ka propozuar futjen e një programi të ri pune në vend me 4 ditë punë në javë dhe 6 orë punë në ditë”, Kështu deklaroi së fundmi qeveria finalandeze duke shpjeguar se kjo është një ide që Marin e ka propozuar gjatë një tryeze në muajin gusht, gjatë kohës kur ishte ministre e Transporteve, pra para se të zgjidhej kryeministre.
Ideja për të shkurtuar në mënyrë drastike orët e punës u dha nga Marin me rastin e 120 vjetorit të krijimit të Partisë Socialdemokrate.
“Një javë pune me 4 ditë, një ditë punë me 6 orë, përse të mos jetë ky hapi i radhës”, shprehej Marin më 17 gusht.
Aktualisht në Finlandë punohet mesatarisht 30 orë në javë, afërisht sa mesatarja evropiane.
Sipas të dhënave të fundit të OSBE, vendet europiane ku oraret e punës janë më të gjata janë Italia, Greqia dhe Estonia. Italianët punojnë mesatarisht 33 orë në javë, 7 më shumë në krahasim me Gjermaninë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.