×
  • Lajme
  • Botë

    4 të vdekur dhe 120 raste të reja me coronavirus në Maqedoni të Veriut

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 15:49

    Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se edhe katër persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë.


    Sipas kësaj ministrie gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 954 teste dhe janë regjistruar 120 të infektuar që rezulton të jetë shifër më e vogël se ajo e pacientëve të shëruar, që është 123, raporton Alsat-M.

    Rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-64, Kumnaovë-4, Dibër-4, Shtip-2, Prilep-2, Tertovë-14, Strugë-5, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-5 dhe Resnjë-5.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!