Gjatë 24 orëve të fundit prej 1140 testimeve të realizuara, 126 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Maqedoninë Veriore, derisa janë shënuar katër viktima.
Sipas qyteteve: Shkup-66, Kumanovë-6, Shtip-15, Prilep-3, Tetovë-19, Strugë-2, Veles-2, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-2, Probishtip-2, Shën Nikollë-1, Resnje -3.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të rikuperuar. Sipas qyteteve: Shkup-43, Stip-1, Manastir-1, Resen-3.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 4 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Sipas qyteteve viktimat janë nga Shkupi, Prilepi, Tetova dhe Gostivari, transmeton Alsat-M.
Nga fillimi i pandemisë 6334 persona janë diagnostifikuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore, prej të cilëve 2475 janë shëruar kurse 302 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin janë 3557 raste aktive. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.