Të paktën katër persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u plagosën nga një stuhi e fortë erërash që goditi sot Stambollin dhe disa qytete të tjera në Turqi, njoftoi zyra e guvernatorit lokal.
Stuhia shkaktoi kaos në qytetin më të madh turk me 15 milionë banorë, ndërsa erërat po frynin me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, raporton Reuters.
Një grua humbi jetën në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erërat e forta shkulën tjegullat nga çatitë, të cilat ranë mbi gruan dhe fëmijën e saj që ka marrë lëndime, raportoi AP, transmeton Euronews.al
Era rrëzoi pemë, një kullë sahati dhe përmbysi të paktën tre kamionë në qytet, raportoi televizioni lokal NTV.
Bosfori u mbyll për trafikun e lundrueshëm dhe tragetet u anuluan.
Të paktën gjashtë avionë të “Turkish Airlines” u ridrejtuan në Ankara dhe Izmir, në vend që të uleshin në Stamboll, tha një zëdhënës i linjës ajrore.
Janë anuluar edhe tragetet midis vendpushimeve bregdetare të Bodrumit dhe Datçës.
Shërbimi meteorologjik i Turqisë ka paralajmëruar se në Izmir priten kushte ekstreme të motit, duke theksuar se në Turqi do të vazhdojnë të fryjnë erëra të forta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.