Një video që të thyen zemrën tregon një djalë katërvjeçar që flet për herë të parë pasi aksidentalisht qëlloi veten në kokë një muaj më parë, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.
Na’vaun Lamarii Price Jackson qëlloi veten me plumb më ballë 27 mars pas gjetjes së armës nën një jastëk në shtëpinë e të dashurit të nënës së tij në Oakland të Kalifornisë.
Ai ishte në gjendje shumë të rëndë mjekësore, gjersa një kohë e kaloi edhe në koma, para se mjekët të detyroheshin t’i hiqnin një pjesë të kafkës dhe të trurit për ta mbajtur atë gjallë.
Ndonëse të afërmve u tha se Jackson mund të kishte vdekje të trurit, pamjet e reja tregojnë se ai po bën një shërim të mrekullueshëm. /Reporteri.net/.
Videoja e Xheksonit e filmuar nga gjyshi i tij Ramon Price dhe e shpërndarë në Facebook të mërkurën, tregon djalin e vogël duke folur, ndërkohë që qëndron i shtrirë në shtratin e tij të spitalit. Në pamje ai dëgjohet qartë duke thënë “gjysh”. Pastaj vazhdon të përsërisë një shumëllojshmëri fjalësh përfshirë ‘motër’, ‘mama’ dhe ‘gjyshe’.
Ndërkohë, babai i djalit të vogël, Nathan Jackson, ndodhet në burg dhe ka qenë në gjendje ta shoh djalin e tij vetëm nëpërmjet Skypes. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.