×
  • Lajme
  • Botë

    4-vjeçari vdes pasi operacioni që do ta shpëtonte u anulua si pasojë e pandemisë

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 16:11

    Një djalë 4-vjeçar me një lloj të rrallë të sëmundjes së Parkinsonit, i cili kishte nevojë për një operacion që do t’ia shpëtonte jetën, ka humbur jetën pasi operacioni i tij u vonua si pasojë  e pandemisë së koroanvirusit, raporton Dailymail.


    4- vjeçari kishte për të udhëtuar me nënën e tij nga Melburn në Poloni për t’iu nënshtruar operacionit, por nuk arriti dot për shkak të kufizimeve globale të udhëtimit.

    Nëna e tij i dha lamtumirën djalin në spital, ku ai kishte pësuar një atak kardiak dhe si pasojë kishte humbur jetën. Ajo kishte arritur të mblidhte fonde të bollshme pë ta dërguar djalin e saj në Poloni, në mënyrë që t’i nënshtrohej ndërhyrjes në maj të këtij vitit.

    “Nëse pandemia nuk do të ndodhte, Jahleel do të ishte akoma këtu” u shpreh ajo.

    Tanimë është ngritur shqetësimi kudo në vend, që për shkak  te situatës së pandemisë, shumë operacione dhe diagnostikime janë duke u vonuar dhe si pasojë njerëzit po humbin jetën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!