Një protestë e dhunshme është shënuar në Mondragone të Italisë. Protestuesit e revoltuar nuk kanë ngurruar të hedhin vezë dhe ndaj kreut të partisë së ekstremit të djathtë Matteo Salvinit.
Ndërkohë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar turmën. Qytetarët janë shqetësuar pasi 40 emigrantë që jetonin në një godinë të braktisur kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe shanset që ato të kanë kontaminuar ambientet nëpër qytet janë tepër të mëdha.
Sipas raportimeve emigrantët janë me nënshtetësi bullgare dhe punojnë si mbledhës frutash sezonalë në fshatrat përreth një qyteti afër Napolit. Ndërkohë në një intervistë për mediat, Matteo Salvini tha se është detyra e tij që të vizitojë qytetin dhe të qetësojë qytetarët për gjithçka ka ndodhur.
“Është detyra ime të vi të vizitoj qytetin dhe të qetësoj qytetarët. Në qytetet e tjera kemi kthyer qetësinë, këtë po përpiqemi që të rikthejmë dhe në Mondragone”, u shpreh Salvini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.