×
  • Lajme
  • Botë

    40-vjeçari kërkon të kthehet në burg pasi e lanë në arrest shtëpiak: Nuk e duroj dot më të dashurën e babait

    Reporteri
    06 Gusht 2022 | 19:45

    Për katër muaj ai jetoi me të atin dhe partneren e re të tij, por më pas kuptoi se bashkëjetesa e detyruar nuk ishte më e qëndrueshme, shkruajnë mediat italiane.

    “E padurueshme”, e përkufizoi një 40-vjeçar italian ditën kur u largua me vetëdije nga shtëpia dhe u paraqit para karabinierëve duke u thënë se donte të kthehej në burg, pasi masa e arrestit në shtëpi, i ishte kthyer në makth.

    “Jam liruar me arrest shtëpie, ju lutem më ktheni në burg. Nuk e duroj dot më të dashurën e babait tim”, ka deklaruar ai.

    Karabinierët ia kanë pranuar kërkesën, por të nesërmen gjyqtari hetues duke vërtetuar arrestimin e liroi dhe e ktheu në shtëpinë nga e cila ishte arratisur.

    Protagonist i kësaj historie është një 40 vjeçar nga Torino me precedentë të ndryshëm kriminalë pas tij.

    Që nga marsi i kaluar, burri ishte duke vuajtur një dënim kumulativ prej një viti e një muaji. Gjykata Mbikëqyrëse i kishte caktuar masën e paraburgimit në shtëpi, ndaj ai u kthye të jetonte nën të njëjtën çati me të atin dhe partneren e re të babait. Në fillim gjithçka shkoi mirë, por më pas do të lindnin probleme.

    Dhe kështu, për të mos jetuar me “njerkën” e tij ai u arratis, duke e ditur fare mirë se shkelja do ta kthente në qeli. Në fund të fundit, ishte ajo që donte dhe nuk e fshehu para gjyqtarit hetues.

    Ndoshta edhe burri mendoi se ia kishte arritur qëllimit kur dëgjoi prokurorin që i kërkonte paraburgim në burg.

    Por gjyqtari konstatoi se nuk kishte kushte për këtë çështje Ligjore. Fakti që ai ishte arratisur ishte pa dyshim, por “në rastin konkret”, shkruan gjyqtari hetues, “elementi subjektiv i mashtrimit nuk mund të njihet me siguri të mjaftueshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!