Të paktën 42 persona në ëest Virginia që menduan se kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, në fakt kanë marrë vaksinën e Regeneron, një koktej antitrupash që përdoret për shërimin e virusit, ka bërë të ditur Garda Kombëtare në West Virginia, shkruan CNN.
Departamenti i Shtetit dega për shëndetësi dhe shërbime sociale, tani po mundohet të kontaktojë të gjithë personat e prekur nga ky gabim, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ilaçi sipas të gjitha gjasave nuk do t’ua rrezikojë shëndetin, zyrtarët kanë bërë të ditur se të prekurit do të kontrollohen dhe do të jenë në listën e prioriteteve në programin për vaksinim.
“Në momentin që jemi informuar për atë se çfarë ka ndodhur, menjëherë kemi ndërmarrë hapat konkret për ta përmirësuar atë, dhe i kemi kontrolluar të gjithë duke forcuar sistemin protokollar për të përmirësuar procesin e shpërndarjes, për të parandaluar që një gjë e tillë të mos përsëritet”, ka thënë gjeneral-majori James Hojer.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.