×
  • Lajme
  • Botë

    43 persona me koronavirus janë konfirmuar në Ohër brenda javës

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 13:47

    Të dhënat javore të publikuara nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër, që përfshin komunat e Ohrit, Debërcës, Strugës, Vevçanit, Dibrës dhe Qendrës Zhupa, tregon se në periudhën nga 6 deri në 12 qershor në Ohër, janë regjistruar 43 persona me Covid-19 në Ohër, 26 persona nga Struga dhe tre persona nga Dibra.


    Që nga fillimi i epidemisë në Ohër, janë regjistruar gjithsej 59 raste të personave me Covid-19

    Në raportin javor është regjistruar edhe viktima e parë në Ohër. Dje pasdite një person nga Ohri, i lindur në vitin 1932, vdiq në spital, dhe analizat konfirmuan se i ndjeri ishte pozitiv në testin për Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!