Një britanik raportohet se ka futur në bast 5 milionë dollarë që presidenti Trump të fitojë zgjedhjet e sotme – bast ky që mendohet të jetë më i madhi ndonjëherë.
Një ish-bankier përdori një bastore private për të vënë bastin për fitoren e Trump dhe thuhet se ai mund të fitojë deri në 15 milionë dollarë.
Ai futi 5 milionë euro në bast pasi u këshillua me personat e brendshëm në kampanjën e Trumpit.
“Fjala për këtë bast ka bërë xhiron dhe ne mendojmë se është më e madhja e bërë ndonjëherë në politikë”, tha një burim për mediet britanike.
Në SHBA është e paligjshme, por bastet në politikë janë të njohura në Angli dhe shumë vende të tjera.
131:108, NYT: Fitorja e Trump në Missouri e ngushton rezultatin me Biden
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.