×
  • Lajme
  • Botë

    5 viktima e 87 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 15:59

    Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 87 raste të reja nga 1156 teste të bëra.


    Më shumë raste ka në Shkup-34, Kumanovë-13, Tetovë-8, Strugë-1, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-20, Strumicë-2, Berovë-1, Kërçovë-3.

    Jetën e kanë humbur pesë persona, tre pacientë nga Shkupi, të moshës 49,74 dhe 72-vjeçe, një pacient nga Struga në moshën 53-vjeçe dhe një pacient nga Berova në moshën 57-vjeçe. Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

    Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 51 pacientë të shëruar, transmeton Alsat.

    Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar 12.739 persona. 9174 pacientë janë shëruar, 544 kanë vdekur dhe 3021 raste janë ende aktive. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!