Kina ka vendosur flamurin e saj në Hënë, më shumë se 50 vjet pasi SHBA bëri një gjë të tillë.
Fotografitë janë shpërndarë nga Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës dhe tregojnë flamurin e kuq me pesë yje që qëndron në sipërfaqen hënore.
Fotografitë u bënë nga një aparat fotografik në sondën hapësinore Chang’e-5 përpara se ajo të largohej nga Hëna me mostra shkëmbi të enjten.
Shtetet e Bashkuara vunë flamurin e parë në Hënë gjatë misionit Apollo 11, në vitin 1969. Pesë flamuj të tjerë të SHBA u vendosën në sipërfaqen e Hënës gjatë misioneve pasuese deri në vitin 1972.
Në vitin 2012 Nasa përmes imazheve satelitore tregoni se pesë prej flamujve ishin akoma në këmbë, por ekspertët thonë se ata ka të ngjarë të jenë zbardhur nga shkëlqimi i diellit.
Flamuri i parë u ngrit nga astronauti Buzz Aldrin, duke i sjellë një krenari të madhe kombit të vet. Ndjenja të tilla përjetojnë sot kinezët. Sonda e Pekinit, Chang’e-5 është tashmë në rrugëtimin e kthimit në tokë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.