Së shpejti Kina do të ndalojë të huajt me viza dhe leje qëndrimi të vlefshme kineze, ky një veprim i marrë për të kufizuar numrin e rasteve të viruseve të importuara në vend.
Ministria e Jashtme tha se ndalimi i përkohshëm do të fillojë më 28 mars. Përjashtime do t’u jepen diplomatëve udhëtues dhe mbajtësit e vizave “C” – të huajt që ofrojnë shërbime të transportit ndërkombëtar.
Kina regjistroi një rast të ri të brendshëm dhe 54 raste të reja të importuara të enjten duke e çuar numrin total në 595 raste të importuara në të gjithë vendin. Kishte gjithashtu pesë vdekje të reja të raportuara, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,292 persona. /tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.