×
  • Lajme
  • Botë

    59 të vdekur dhe 1 mijë e 302 raste të reja me Covid-19 në Slloveni

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 12:01

    59 persona kanë vdekur nga Coronavirusi në 24 orët e fundit, dhe 1,302 raste të reja janë konfirmuar në Slloveni.


    Siç u njoftua në llogarinë në Tëitter të qeverisë sllovene, janë 1 mijë e 299 pacientë në spitale, nga të cilët 204 janë në kujdes intensiv.

    Sllovenia radhitet në vendin e 81 për numrin më të madh të rasteve me Covid-19 në botë.

    Deri tani në këtë shtet janë raportuar të infektuar 67 mijë e 80 persona.

    1 mijë e 156 persona kanë gjetur vdekjen nga Covid-19 në këtë shtet.

    Kujtojmë që në gjithë botën, numri i të infektuarve me virusin Covid-19 ka arritur në 59 milionë e 612 mijë e 605.

    1 milionë e 403 mijë e 800 persona kanë gjetur vdekjen deri tani, ndërsa 41 milionë e 248 mijë e 180 persona janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!