Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se prindërit në Francë do të marrin gjashtë muaj leje lindjeje. Vendimi i kreut francez erdhi në ditën kur Instituti Kombëtar i Statistikave, pasqyroi një rënie të mprehtë të lindshmërisë, më e ulëta që nga periudha e pasluftës (më pak se 700 mijë fëmijë të lindur në 2023).
Macron nënvizoi se lindshmëria “po bie, gjithashtu sepse infertiliteti mashkullor dhe femëror përparon, duke bërë që shumë burra dhe gra të vuajnë.” Ai gjithashtu njoftoi një “plan të madh kundër kësaj plage”.
“Pas zgjatjes së lejes së atësisë, besoj thellësisht se futja e një leje të re lindjeje mund të jetë një element i dobishëm i një strategjie të tillë” për rinisjen e lindjeve, raporton Reuters.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.