Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë të ditur shifrat e fundit të të prekurve në vend nga koronavirusi. Sipas tij deri në orën 16:00 janë diagnostikuar edhe 6 pacientë të rinj me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 48.
Në mesin e tyre është edhe një vajzë 4-vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli. Familja është kthyer në në vend në 14 mars dhe ishte në izolim. Testi erdhi dje, dy ditë pasi vajza përjetoi simptomat e saj të para.
Ndërsa 3 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Dibër, një rast është regjistruar në Shkup. Pacienti ka qenë në kontakt me të diagnostikuar me koronavirus më parë.
Ndërsa një rast është konfirmuar edhe në Gostivar. Bëhet fjalë për një grua të kthyer nga Zvicra e cila ishte në izolim në shtëpi. Edhe ajo ka qenë në kontakte me një pacient me koronavirus në Zvicër.
Aktualisht, 35 persona janë duke u testuar, dhe rezultatet do të shpallen në orët në vijim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.