×
  • Lajme
  • Botë

    624 njerëz në kërkim të pedofilit serb, rrëmbeu një vajzë të mitur

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 17:02

    Një rast ka bërë bujë në Serbi, ku autoritetet vendase janë vënë në kërkim të një pedofili, që akuzohet se ka rrëmbyer një të mitur.


    Serbia është ende në ankth në kërkim të Monika Karimanoviq, një vajzë nga Suvo Doli afër Nishit që u zhduk gjatë rrugës për në shkollë. Policia dyshon se ajo u rrëmbye nga Ninosllav Jovanoviq, një pedofil dhe përdhunues i shumëfishtë i dënuar, transmeton Reporteri.net.

    Me gjithë kërkimin e gjerë, për fat të keq rasti ende është në një rrugë qorre. Vajzën e mitur po e kërkojnë 520 oficerë policie 24 orë në ditë, të ndihmuar nga njëqind gjuetarë dhe anëtarë të njësive të zbulimit, dhe të cilëve iu bashkuan edhe shumë qytetarë.

    Ninosllav Jovanoviq, vitin e kaluar u lirua nga burgu pasi ishte dënuar 12 vjet pasi një tentative përdhunimi të një vajze të vogël. Së fundmi 46 vjeçari raportohet se përdorte rrjetet sociale për të gjetur të mitura. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!