×
  • Lajme
  • Botë

    65 raste të reja me COVID-19 në Kroaci, tre të vdekur

    Reporteri
    26 Korrik 2020 | 18:41

    Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 65 raste të reja me coronavirus, derisa tre persona kanë vdekur si pasojë e virusit, njoftoi Shtabi i Krizave i Kroacisë.


    Kroacia aktualisht ka 855 raste aktive. Prej tyre, 142 pacientë janë në spital dhe nëntë janë në respiratorë.

    Që nga 25 shkurti, data kur është regjistruar rasti i parë me Covi-19 në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 4,857 persona të infektuar, nga të cilët 136 kanë vdekur dhe 3.866 janë shëruar.

    Vendi aktualisht i ka futur 3,271 njerëz në vetizolim. Deri më tani, janë testuar gjithsej 112.003 persona, nga të cilët 1.489 në 24 orët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!