×
  • Lajme
  • Botë

    69 të vdekur nga protestat kundër policisë në Nigeri

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 20:17

    Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari, ka bërë të ditur se të paktën 69 njerëz janë vrarë në protestat që janë duke ndodhur atje kundër brutalitetit të policisë.


    Ai i bëri komentet në një takim urgjent me ish-udhëheqësit nigerian që ka për qëllim gjetjen e mënyrave për t’i dhënë fund trazirave atje.

    Të vdekurit ishin kryesisht civilë por kishte edhe oficerë policie dhe ushtarë.

    Një grup që ka qenë kryesor në organizimin e protestave tani është duke iu thënë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

    Koalicioni Feminist gjithashtu këshilloi njerëzit të ndiqnin çdo shtetrrethim të vendosur në shtetet e tyre, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

    Protestat filluan në 7 tetor, u kërkua largimi i një njësie të policisë e cila quhet Skuadra Speciale Kundër Grabitjeve (Sars).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!