Shtatë bomba mortaja kanë goditur sot bazën ajrore Balad të Irakut, e cila strehon forcat e SHBA-së.
Katër ushtarë irakenë u plagosën në sulm, kanë thënë burime ushtarake për Reuters, ndërsa nuk dihet se sa trupa amerikane janë stacionuar atje aktualisht, transmeton Reporteri.net.
Burimet ushtarake thanë që bombat me llaç ranë në një pistë brenda bazës, e cila ndodhet 50 milje në veri të Bagdadit.
Kujtojmë senjë raketë u ul pranë një baze ushtarake të enjten. Kjo raketë u lëshua në zonën Fadhlan të rrethit Dujail në provincën veriore të Salahuddin të Irakut, thanë burimet e policisë irakene.
Forcat iraniane kanë qëlluar tashmë një seri raketash në dy bazat ajrore amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani pranë aeroportit të Bagdadit javën e kaluar.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islame gjuajti 22 raketa balistike në bazën ajrore al-Asad dhe Erbil në orët e para të së mërkurës, por nuk arriti të vriste ndonjë ushtarë të SHBA-së ose Irakian. /Reporteri.net/.