×
  • Lajme
  • Botë

    727 jetë njerëzish shuhen në Itali në 24 orët e fundit, rritet sërish numri i të infektuarve

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 18:52

    Në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 727 vdekje,  që do të thotë 110 më pak sesa  dje.


    Kjo e rriti numrin e përgjithshëm të vdekjeve në atë vend në 13.155, transmeton Reporteri.net.

    Mjekët italianë kanë ngritur shpresën, se të paktën numri i të infektuarve është në rënie, pavarësisht një shkalle ende të lartë të vdekshmërisë. Megjithatë, sot situata është përmbysur dhe numri i infektimeve  të reja është rritur në 4,782, ndërsa numri i të vdekurve është zvogëluar.

    Numri i rasteve është në rritje dhe në rajonin më të prekur të Lombardisë. Janë regjistruar pothuajse 500 raste më shumë se dje, ose 1.565.

    Guvernatori i Lombardisë, Atilio Fontana beson se pandemia tani ka arritur kulmin. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!