×
  • Lajme
  • Botë

    73% e SHBA-së nën borë

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 12:26

    Stuhia e fuqishme dimërore e përplasur mbi Shtetet e bashkuara duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë vendin, mbi të cilin ka sjellë acar, e ka mbuluar dhe akull dhe dëborë edhe mjaft rajone që rrallëherë e shohin një mot të tillë.


    Shërbimi Kombëtar Metereologjik njoftoi se mbi 150 milionë amerikanë janë vënë nën paralajmërim prej stuhisë. Sipas këtij shërbimi, mbi 73% e SHBA-së është aktualisht e mbuluar nga bora. Të paktën 11 viktima janë raportuar deri tani si pasojë e kushteve të motit në Tenesi, Teksas, Kentaki dhe Luiziana.

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, miratoi gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, ku u shënuan temperaturat më të ftohta në më shumë se 30 vjet – në disa zona minus 18 gradë Celsius. Kërkesa e lartë për energji elektrike në këtë shtet ka bërë që rrjeti i energjisë të dështojë dhe shumë shtëpi të mbeten pa energji elektrike. Sipas sinoptikanëve vendas, edhe kur stuhia të nisë të largohet, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë në të gjithë SHBA-në qendrore dhe lindore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!