×
  • Lajme
  • Botë

    75 vjet nga zbarkimi në Normandy – nazizmi mori fund

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 11:01

    Evropa sot ka një arsye të festojë sot. Është 75 vjetori kur nisi përfundimisht shkatërrimi i nazizmit. Dhe këtë, Evropa e ka falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Më 6 qershor të vitit 1944 forcat aleate të prirë nga SHBA-ja zbarkuan në Normandy të Francës për të nisur çlirimin e Europës, transmeton Reporteri.net.

    Të dhënat thonë se SHBA-ja zbarkoi mbi 160 mijë ushtarë. Pas çlirimit, me 1948 Amerika nisi Planin Marshall për rimëkëmbjen e Evropës, me një fond prej 12 miliardë dollarësh.

    Një vit më pas, më 1949 formohet NATO-ja për siguri dhe paqe të përbashkët në botën perëndimore./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!