×
  • Lajme
  • Botë

    76 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në gjithë botën

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 20:24

    Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 76 milionë.


    Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 76.015.628 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

    Nga të dhënat kuptohet se katër vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

    Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (16.677.897), Indi (10.461.240), Brazil (8.077.967) dhe Rusi (3.340.545) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.379.070), Italia (2.043.499), Kolumbia (1.954.674), Gjermania (1.954.000), Britania e Madhe (1.787.706), Argjentina (1.729.999), Meksika (1.425.748), Afrika e Jugut (1.306.022) dhe Polonia (1.281.396).

    Ndërkohë në mbarë botën janë 25.916.584 persona të cilët ende janë në trajtim.

    Që nga shfaqja për herë të parë në dhjetor 2019 e COVID-19 në qytetin e Wuhanit në Kinë, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar 104.193.668 njerëz dhe duke shkaktuar 2.255.974 të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!