×
  • Lajme
  • Botë

    79-vjeçari ekzekuton bashkëshorten 21-vjeçare në mes të restorantit

    Reporteri
    25 Qershor 2022 | 11:47

    Një këngëtare meksikane u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në një restorant në Mexico City ditën e premte.

    Yrma Lydia, 21, e cila sapo kishte nisur karrierën në muzikë, u qëllua me armë në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, nga bashkëshorti i saj 79-vjeçari, Jesús Hernández Alcocer.

    “Një burrë qëlloi tre herë me armë gruan e tij, ai u vu në pranga së bashku me një grua tjetër që e shoqëronte atë”, tha Omar García Harfuch, Sekretari i Sigurisë për Mexico City.

    Klientët në restorant kanë dëshmuar se fillimisht ka pasur një debat mes palëve, ndërsa më pas autori ka qëlluar 3 herë. Mediat shkruajnë se Alcocer u përpoq të korruptonte policinë për ta lënë të arratisej.

    Dhuna ndaj grave është rritur ndjeshëm së fundmi në Meksikë, ku çdo ditë vriten mesatarisht 10 gra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!