×
  • Lajme
  • Botë

    9 gjërat që sqarojnë zgjedhjet sotme në SHBA

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 0:01

    Pas gjashtë vjetëve të udhëheqjes së Senatit nga republikanët në zgjedhjet e 3 nëntorit kjo gjë mund të ndryshojë.


    Nga tash arsyet janë të qarta.

    Shumica e vendit asnjëherë se ka pranuar presidentin Donald Trump, as mënyrën si i ka menaxhuar krizat kryesore, as pandeminë e coronavirusit që shkatërroi bizneset dhe mori jetën e mbi 230 mijë qytetarëve amerikan.

    Kandidatët demokrat dëshirojnë që ta mbrojnë “Ligjin për kujdesin shëndetësor” gjë për të cilën partia e tyre humbi kontrollin e Senatit me 2014 dhe në këtë mënyrë ata mund të kthehn në pushtet, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

    Ndërkaq senatorët republikanë paralajmëruar se nëse humbin kjo mund të çoj në socializëm edhe pse amerikanët kanë dëshirë të madhe që qeveria e tyre të bëjë më shumë për të adresuar problemet më  të cilat përballet shteti thotë PEW Reaserxch.

    Republikanët kontrollojnë 53 ulëse në Sneat, demokratët duhet të fitojnë me një difernecë prej tri ulësesh dhe të fitojnë Shtëpinë e bardhë në mënyrë që të marrin kontrollin e këtij institucioni.

    Deri më tani ulëset e disa senatorëve republikan janë në rrezik përfshirë në dy shtete që dominohen nga demokratët Maibë dhe Colorado si dhe dhjetë shtete që Trupm fitoi më 2016, Arizona, Georgia, Iowa, Montana, North Carolina, South Carolina, Alaska, Kansas and Texas (Gara në Georgia zhvillohet për dy ulëse të Senatit).

    Demokratët aktualisht po mbrojnë vetëm dy ulëse të senatit në Alabama dhe Michigan ku gara është e ashpër, raporton në shqip Reporteri.net.

    Republikanët po shpresojnë se ringjallja ekonomike por edhe zgjedhja e gjyqtares së re të Gjykatës Supreme do të ndikojë tek votuesit që ti votojnë ata dhe në këtë mënyrë kjo parti të mbajë shumicën në Senat.

    Janë disa faktorë që ndikojnë në përcaktimin së kush do ta kontrollojë në të ardhmen Senatin:

    1. A do të jenë rezultatet e njëjta si për senat si në zgjedhjet presidenciale sikur ishin në vitin 2016

    2. A do të ta ndryshojë pandemia mënyrën e votimit në ditën e zgjedhjeve

    3. Gara në Georgia a do të shkojë në balotazh

    4. A do ta dëmtojë renditja në fletëvotim senatoren republikane te shtetit Maine, Susan Collins

    5.A do të humbin demokratët në Karolinën e Veriut për shkak të skandalit seksual të kandidatit demokrat Cal Cunningham

    6.  A do ta mposhtë republikanin Lency Graham një kandidat i një partie të tretë?

    7. A mund t’i fitojë zgjedhjet partia që ka mbledhur më shumë fonde?

    8. Numër rekord i kandidatëve me ngjyrë kandidojnë për Senat

    9. A do të jenë gratë faktor përcaktues se kush do ta ketë shumicën në Senat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!