×
  • Lajme
  • Botë

    9 të vdekur dhe 150 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 15:54

    Nëntë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq nga 1086 mostra të marra, 150 persona janë konfirmuar me koronavirus.


    Personat që kanë humbur betejën me COVID-19 janë gjashtë nga Tetova dhe tre nga Shkupi.

    Sipas shifrave zyrtare, 30 pacientë njoftohet se janë shëruar.

    Deri tash numri i të infektuarve ka arritur në 5906, 277 persona kanë vdekur, ndërkaq janë shëruar 2236. Raste aktive janë 3393. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!