Edhe nëntë persona me COVID-19 kanë vdekur në Maqedoni të Veriut.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi të shtunën. Tre të vdekur ishin nga Shkupi, nga dy të Kumanovës dhe Gostivarit kurse nga një prej Strugës dhe Shtipit.
Deri më tani në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 460 persona me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 137 raste të reja me COVID-19. Janë testuar 1542 persona. 60 raste të reja janë në Shkup.
Ndërkohë në Maqedoni janë shëruar 103 pacientë në 24 orët e fundit.
9934 persona janë prekur nga koronavirusi deri më tani në Maqedoni. Janë shëruar 5357 pacientë, ndërsa raste aktive janë 4117. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.