×
  • Lajme
  • Botë

    9 vjeçari student i inxhinierisë elektrike, pritet ta regjistroj edhe doktoraturën

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 13:03

    Një fëmijëve nga Belgjika është vetëm 9 vjeçar dhe po lufton për ta mbrojtur temën e diplomës në studimet bachelor për inxhinieri elektrike.


    Tashmë, djali i quajtur Laurent Simons po studion inxhinieri elektrike në Universitetin e Teknologjisë në Eindhoven – një kurs mjaft i vështirë edhe për studentë të një moshe mesatare të diplomuar, përcjellë Reporteri.net.

    Ai më pas planifikon të fillojë një program doktorature në inxhinieri elektrike, ndërsa studion gjithashtu mjekësi, tha babai i tij për CNN.

    Prindërit e tij, Lydia dhe Alexander Simons, menduan se gjyshërit e Laurent po i ekzagjeronin gjërat, kur thanë se djali kishte aftësi të veçanta për të mësuar shpejtë.

    “Ata vërejtën diçka shumë të veçantë tek Laurenti,” tha Lydia.

    Laurentit u sprovua përmes një testi, pasi mësuesit u përpoqën të zbulojnë masën e talentit të tij. “Ata na thanë që ai është si një sfungjer që thithë shumë ujë, e djali dije” tha Aleksandri.

    Edhe pse, Laurent vjen nga një familje mjekësh, prindërit e tij deri më tani nuk e kanë zbuluar se përse fëmija i tyre është i aftë të mësojë kaq shpejtë.

    Por Lydia ka teorinë e saj.

    “Kam ngrënë shumë peshk gjatë shtatzanisë”, bëri shaka ajo.

    Ndërkaq, profesori i inxhinierisë elektrike, Sjoerd Hulshof tha se Laurenti është një djalë i jashtëzakonshëm dhe se ka aftësi të mira për mësim.

    “Laurent është studenti më i shpejtë që kemi pasur këtu,” tha ai. “Jo vetëm që është shumë inteligjent, por edhe një djalë shumë simpatik”.

    Aftësitë e tij nuk kanë kaluar pa u vërejtur dhe ai tashmë po kërkohet nga universitete prestigjioze në të gjithë botën, megjithëse familja e Laurentit kërkon që djali të fokusohet edhe në mjeksi.

    “Marrja e informacionit nuk është problem për Laurent,” tha babai i tij.

    “Unë mendoj se përqendrimi do të jetë në hulumtimin dhe aplikimin e njohurive për të zbuluar gjëra të reja.”

    “Ne nuk duam që ai të bëhet shumë serioz. Ai bën çfarë të dojë,” tha Aleksandri. “Ne duhet të gjejmë një ekuilibër midis të qenit fëmijë dhe talentit të tij.”

    Sidoqoftë, ndryshe nga shumica e 9-vjeçarëve, ai tashmë ka arritur atë se çfarë dëshiron dhe po fokusohet në punën e tij.

    Ndërkaq, para kësaj, ai planifikon të marrë një pushim në Japoni për një pauzë pa dyshim të merituar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!