×
  • Lajme
  • Botë

    94 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, 42 të shëruar dhe 8 viktima

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 17:46

    Ministra e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se në 24 orët e fundit nga 830 testet e kryera rezulton që janë shënuar 94 raste të reja me Covid-19, 42 pacientë janë shëruar dhe 8 njerëz kanë humbur jetën nga coronavirusi.


    Sa u përket rasteve të reja, në Shkup janë regjistruar 49, Kumanovë-2, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-2, Gostivar-13, Koçanë-2, Sveti Nikollë-9 dhe Kërcove-2.

    Ndërkohë po sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 42 raste të të shëruarve dhe atë: Shkup-27, Shtip-1, Prilep-8, Tetovë-1, Veles-3 dhe Koçanë-2.

    Betejën me Covid-19 e kanë humbur 8 pacientë dhe atë: 2 nga Shkupi, një nga Prilepi, një tjetër nga Struga, një nga Ohri, 2 nga Gostivari dhe një tjetër nga Kërçova./alsatm/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!