×
  • Lajme
  • Botë

    98 të vdekur nga shembja e ndërtesës në Florida, identifikohet viktima e fundit

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 8:39

    Është identifikuar viktima e fundit pas shembjes së ndërtesës në Florida, duke çuar numrin e viktimave në 98, sipas një njoftimi nga autoritetet lokale.


    “Falë përpjekjeve heroike” të ekipeve të kërkimit-shpëtimit, “personi i fundit i zhdukur është identifikuar”, tha Daniela Levine Cava, kryetare e Komunës së Miami-Dade, në një konferencë për shtyp.

    Viktima e fundit që është identifikuar nga policia ishte Estelle Hedaya. Sipas vëllait të saj, gruaja 54-vjeçare ishte zhvendosur nga New York në Florida. Kompleksi i apartamenteve, i quajtur Champlain Towers South u shemb në 24 qershor brenda natës, ndërsa shumica e banorëve ishin në gjumë.

    Megjithëse, më shumë se një muaj pas katastrofës, shkaqet janë ende të panjohura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!