Në një konferencë për shtyp, Presidenti i Serbisë iu përgjigj komenteve që gazetari N1 ishte fajtor për shtrimin e tij të papritur në spital.
I pyetur për të komentuar pretendimet se gazetari i këtij televizioni, Miodrag Sovilj ishte “fajtor” që Vuçiq, u pranua në spital të premten pasdite dhe se a kishte të drejtë të fajësonte shtypin, Aleksandar Vuçiq u përgjigj se shëndeti i tij nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje, transmeton Reporteri.net.
“Gazetari i televizionit tuaj nuk ka lidhje me shëndetin tim. Unë jam i sëmurë kronik”, shtoi Vuçiq. Ai gjithashtu sqaroi se në erdhi në konferencë nën terapi gjatë gjithë ditës dhe se ky nuk është sekret.
“Shëndeti im nuk ka asnjë lidhje me televizionin N1. Këto janë problemet e mia. Për momentin nuk jam në formën më të mirë, por për sa kohë që kam energji do të luftoj”, u shpreh Vuçiq. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.