Një letër që pretendon të ndajë mendimet e Bill Gates për krizën nga koronavirusi është shpërndarë gjerësisht në internet, është e rrejshme. Dhe kjo tashmë ka ngritur shqetësimet për përhapjen e lajmeve te rreme.
Mesazhi fals me titull “Çfarë është vërtet duke na mësuar Corona / Covid-19?” , besohet të ketë filluar të qarkullojë përmes postës elektronike dhe grupeve në WhatsApp të hënën, dhe gjithashtu u postua edhe në mediat sociale, shkruan The Independent, transmeton Reporteri.
“Letra e hapur” thotë se themeluesi i Microsoft beson se ekziston “një qëllim shpirtëror prapa çdo gjëje që ndodh” – përfshirë sëmundjen.
Ai e përshkruan virusin si “korrektori i shkëlqyeshëm … i dërguar për të na kujtuar mësimet e rëndësishme që duket se i kemi harruar”.
Një numër i njerëzve të famshëm kanë ndarë postimin, përfshirë këtu Naomi Campbell dhe gazeta The Sun bëri një artikull për të.
Pasi u bë e qartë se ishte një mashtrim, The Sun hoqi tekstin dhe kërkoi falje për incidentin.
Modelja Naomi Campbell postoi mesazhin duke deklaruar në mënyrë të rreme fjalët e Gates në Twitter dhe Instagram, së bashku me mesazhin e saj: “Shpresoj që ju të gjeni një ngushëllim në këto fjalë.”
Ende nuk është e qartë se kush e filloi ta qarkullojë informacionin e rremë në internet.
Udhëheqësit e mediave sociale sociale kanë paralajmëruar të gjithë opinionin për thashethemet, teoritë e komplotit dhe lajmet e rreme që përhapen në internet gjatë pandemisë.
Disa kanë shpërndarë sugjerime mashtruese shëndetësore në lidhje me koronavirusin.
Javën e kaluar në Twitter tha se tweet-et që promovojnë trajtime të rreme për koronavirusin ose mohojnë udhëzimet e ekspertëve do të shënohen si të dëmshme dhe hiqen.
Facebook njoftoi se po përpiqej gjithashtu të largojë mashtrimet dhe gënjeshtrat e tjera që mund të shkaktojnë dëm për shëndetin publik dhe po krijon një portal që synon të jetë një dyqan i vetëm për përdoruesit për të gjetur lajme dhe burime në lidhje me virusin.
Mediat shtetërore ruse po kryejnë një fushatë me lajme të rreme e që synon të minojë besimin e publikut në aftësinë e sistemeve evropiane të kujdesit shëndetësor për të përballuar virusin, sipas një raporti nga sektori i Komunikimeve Strategjike të BE-së./Reporteri
Lexoni letrën e rreme me poshtë: