Kryenegociatori i Ukrainës për delegacionin e paqes që mban bisedime me SHBA-në në Arabinë Saudite ka postuar një ‘emoji’ të shtrëngimit të duarve në mediat sociale, duke sugjeruar se të dy vendet mund të kenë nënshkruar një marrëveshje për mineralet që u anulua pas përplasjes së presidentit Donald Trump dhe homologut të tij të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Zelenskyt dhe drejtuesi për Ukrainën në Jeddah, postoi emoji-n në Telegram dhe X vetëm disa minuta pasi të dyja vendet rifilluan bisedimet pas një pauze dreke. Por, më pas postimi u fshi nga llogaria e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Çfarë do të thotë kjo? A mund të jetë kjo marrëveshja e mineraleve SHBA-Ukrainë? Le të shohim”, shkruan The Guardian.
Mediat lokale ukrainase po raportojnë se raundi i parë i bisedimeve zgjati pak më shumë se tri orë dhe u fokusua në marrëveshjen e tokës së rrallë, si dhe propozimin e Ukrainës për një armëpushim në det dhe qiell.
Më herët, si Yermak ashtu edhe delegacioni amerikan thanë se po bënin përparim në bisedimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.