Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen gjatë ditë së sotme, ku do të përballen, demokrati Joe Biden si dhe republikani, Donald Trump, i cili aktualisht është president i SHBA-së.
Fituesin e përcakton siç dihet vota elektorale, e cila përcakton edhe kush do ta udhëheq shtetin në katër vitet e ardhshme, raporton CNN.
Por, shtrohet pyetja se a mund të ndodh që të dy kandidatët të kenë numër të njëjtë të votave, transmeton Telegrafi?
Absolutisht, po. Nëse Trump fiton Floridan, Gorgian, Iowan, North Carolina dhe Ohio së bashku me Pensilvaninë, distriktin e dytë të kongresit të Maine dhe rrethin e dytë kongresist të Nebraskas, të dy kandidatët do të kenë 269 vota elektorale.
Çfarë ndodh nëse më pas?
Ekziston një proces i komplikuar, por në thelb, Dhoma e Përfaqësuesve e zgjedhur të martën do të zgjidhte fituesin. Secili shtet do të merrte një votë. Trump ndoshta ka një epërsi që kur republikanët kontrollojnë më shumë delegacione të kongresit shtetëror.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.