×
  • Lajme
  • Botë

    A u infektua kryepopi serb Irinej në varrimin e Kreut të Kishës serbe, Amfilohije

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 13:05

    Patriarku i Kishës Ortodokse të Serbisë Irinei vdiq nga Covid-19 pas infektimit që ishte njoftuar me 4 nëntor për publikun. Kjo ishte tre ditë pas Irinej kishte mbajtur meshën dhe liturgjinë për të vdekurin Amfilohije, peshkopin i Malit të Zi, i njohur për qëndrimet e tij fashiste serbe.


    Patriarku Irinej ishte shtrirë në spital për shkak të infektimit me koronavirus me 4 nëntor. Dhjetë ditët e para mediat serbe dhe kisha serbe njoftonin se gjendja e tij ishte stabile, e pastaj ishte përkeqësuar pas shfaqjes së simptomave që rënduan gjendjen e tij të sëmundjes kronike të zemrës.

    Tre ditë para 4 nëntorit Irinej ishte pjesëmarrës në varrimin e Amfilohije që kishte vdekur po ashtu nga koronavirusi. Irinej në tempullin e Krishtit të Ringjallur në Podgoricë, kishte shërbyer meshën për të vdekurin. Varrimi i Amfilohijes mbahet mend si ngjarje në masë të madhe ishin shkelur masat kundër koronavirusit, përkatësisht në varrim ishin mbledhur shumë njerëz shumica prej tyre nuk mbanin maska, e as nuk respektonin distancën.

    Madje pamjet gjatë varrimit shfaqnin se si kufoma e peshkopit prekej e puthej nga besimtarët me rend pa asnjë konsideratë për shëndetin./metro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!