Dritan Abazoviq, ka thënë se në qoftë se ai vjen në pozitën e Ministrit të Mbrojtjes në Mal të Zi do ta tërheqë menjëherë vendimin që Sinjajevina të jetë terren ushtarak, derisa shtoi se ka fusha të tjera për stërvitje, duke përmendur hapësirat përreth Nikshiqit dhe Bjelopavlliqit.
“Si Ministër i Mbrojtjes, unë menjëherë do të tërhiqja vendimin që Sinjajevina të jetë terren ushtarak, dhe kjo do të bëhet nga kushdo që vjen në këtë Ministri. Ne duhet të vlerësojmë në favor të analizës së përfitimit se çfarë është në të mirën tonë: një terren ushtarak ose një fushë tjetër më e madhe që është e paprekur”, shkroi Abazoviq në Twitter.
Ai është i mendimit se llogaritja është shumë e thjeshtë.
“Ne kemi disa propozime ku mund të mbahen ushtrime. Një fushë është afër Nikshiqit, tjetra afër Bjelopavliqit. Gjithashtu, ekziston mundësia që ushtria të stërvitet diku në rajon. Jam i bindur që ka zgjidhje”, përfundoi ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.